Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dje nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook njoftoi se Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës është kthyer nga Ishujt Falkland, transmeton Fol Drejt.
“Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses misionin bashkëzbarkues përkrah forcave britanike në Ishujt Falkland, që ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve operacionale dhe ndërveprushmërisë me forcat e shteteve partnere për të shërbyer në të ardhmen në misionet e paqes kudo që kërkohet” – ka shkruar Mehaj.
Për këtë kanë raportuar edhe mediat nga Beogradi.
Danas, duke iu referuar postimit të Mehajt, ka kujtuar ndër të tjera se “në seancën e OKB-së për Kosovën më 27 prill, Brazili, Argjentina dhe Ekuadori kundërshtuan dërgimin e ushtarëve të FSK-së si pjesë e forcave ushtarake britanike.”
Veç Danasit, edhe media të tjera serbe kanë raportuar për këtë mision. Për më shumë shihni fotot: