Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, përmes një postimi në facebook, ku ka bashkëngjitur 28 fotografi, ka treguar aktivitetin e përbashkët që po realizojnë forcat e armatosura të Kosovës e Shqipërisë.
“Në prag të Ditës së Forcës dhe Ditës së Flamurit kam kënaqësinë të ndajë me ju foto nga aktivitetet aktuale që jemi duke realizuar së bashku me vëllezërit dhe motrat tona të Republikës së Shqipërisë në akademinë, shkollat dhe qendrat profesionale ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
28 fotografi për 28 Nëntorin tonë të përbashkët!
Së bashku jemi më të fortë!”, ka shkruar Mehaj./FolDrejt/