Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se marinsat amerikanë kanë trajnuar policët ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Tutje, Mehaj thotë se marinsat amerikanë për policët ushtarakë të FSK-së, ofruan njohuri për demonstrimin e shkathtësive në neutralizimin e gjuajtësit aktiv, njofton Klankosova.tv.
“Në Kazermën “Adem Jashari”, Marinsat Amerikanë ofruan për policët tanë ushtarakë njohuritë për demonstrimin e shkathtësive në neutralizimin e gjuajtësit aktiv, ndalesat e trafikut me rrezikshmëri të lartë, operimin me armët jo-vdekjeprurëse si dhe negociimin me pengjet dhe lirimin e tyre. Falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për Shtetin, Kombin dhe Forcat Amerikane!”, ka shkruar Mehaj në Facebook.