Armend Mehaj, Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës, po qëndron për vizitë zyrtare në Bullgari, raporton Fol Drejt.
Përgjatë kësaj vizite Ministri Mehaj, e ka vizituar fabrikën e teknologjisë së lartë ushtarake dhe të dronëve “Samel-90”, e cila gjendet në qytetin Samokov.
Ai tha se nga afër është njoftuar me industrinë e mbrojtjes bullgare.
“Gjate kësaj vizite patëm mundësinë të njoftohemi dhe të shohim nga afër sistemet dhe produktet inovative që prodhon industria e mbrojtjes bullgare”- ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook./FolDrejt/