Neurologu nga Manhatani Ricardo Cruciani, 68 vjeç, ka varur veten në një burg në ishullin Rikers, transmeton Fol Drejt.
Ai ishte akuzuar për një vepër të rëndë. Cruciani, i cili përdhunoi disa nga pacientët e tij, vdiq në orën 6:30 të mëngjesit, burgun Rikers Island në Nju Jork, ku po mbahej në pritje të gjykimit.
Mbi të rëndonin 18 akuza për të cilat ai do të duhej të përgjigjej në një gjyq që do të fillonte janarin e ardhshëm. Sipas raportimeve të mediave amerikane, akuzat e para kundër neurologut datojnë në vitin 2013.
Shumë prej viktimave pretendonin se mjeku kishte përdorur profesionin e tij për t’i manipuluar ato dhe kishte përdorur shumë medikamente për të përfituar prej tyre.
Sipas CNN, teknikët mjekësorë të urgjencës vrapuan drejt burgut ku u raportua se një i burgosur, i identifikuar më vonë si Cruciani, u gjet në orën 5:50 të mëngjesit, i pavetëdijshëm dhe me arrest kardiak. Sipas një zëdhënësi të Departamentit të Zjarrfikësve të Nju Jorkut. Ai u deklarua i vdekur në vendngjarje, tha zëdhënësi./FolD