Një qytetar nga Prishtina nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka bërë një thirrje të pazakontë: që të mos paguhen faturat e rrymës, ujit e ngrohjes për 8 vite me radhë, raporton Fol Drejt.
A. B nga Prishtina këtë ide e ka justifikuar me faktin që për 8 vite ka paguar fatura, andaj “në pajtim me amnistinë e dikurshme të Qeverisë të Kosovës kur u patën falë ata që nuk kanë pagu fatura për 8 vjet.”
Për më shumë ai iu ka shkruar edhe krerëve të shtetit.
Ky është statusi i tij i plotë, pa ndërhyrje:
“fort të nderum Kryeministër Albin Kurti dhe Kryetare Vjosa Osmani si dhe KEDS-energy
Termokos dhe
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a
Me këtë njoftim ju njoftoj se në pajtim me amnistinë e dikurshme të Qeverisë të Kosovës kur u patën falë ata që nuk kanë pagu fatura për 8 vjet, unë nuk do t’i paguj faturat për 8 vitet e ardhshme pasi që në 8 vitet e periudhës së këtij amnistimi i kam pagu të gjitha faturat. Ftoj krejt ata qytetarë që i kanë pagu faturat gjatë periudhës kur janë amnistu ata që nuk i kanë pagu të më bashkangjiten në këtë njoftim.
hah#”
Thirrja e tij, duket ashiqare një thumb ndaj institucioneve, përkatësisht standardit të dyfishtë që ato e përdorin karshi qytetarëve të republikës së Kosovës. Sarkazma e qytetarit në fjalë, ka marr shumë pëlqime në Facebook./FolDrejt/