Sipas Al Jazeras aleanca ushtarake e perëndimore e NATO-s ka thënë se forcat ruse janë duke u rigrupuar për një ofensivë të re në Ukrainë, transmeton Fol Drejt.
“Aleanca thotë se pret më shumë ‘veprime provokuese, duke sjellë edhe më shumë vuajtje’ pavarësisht premtimit rus për të de-përshkallëzuar situatën” – citohen burimet zyrtare të NATO-s.
Gjatë paradites u raportua për luftime në periferi të Kievit, por rigrupimet janë bërë kryesisht në kufirin me Bjellorusinë, ku sipas të gjitha gjasave, trupat kanë shkuar për furnizime./FolDrejt/