Sipas Euronews, Imran Ahmad Khan është gjetur fajtor në akuzën për sulm seksual, transmeton Fol Drejt.
Ish-deputeti konservator i Mbretërisë së Bashkuar është dënuar me burg për sulm seksual ndaj një djali 15-vjeçar në vitin 2008.
Atij iu dha një dënim me 18 muaj burg nga Gjykata e Kurorës Southwark të hënën.
Sulmi ndodhi në vitin 2008 në një festë ku Khan e detyroi adoleshentin të pinte alkool përpara se ta sulmonte.
48-vjeçari i kishte mohuar akuzat.
Imran Ahmad Khan u zgjodh si deputet për Wakefield në North Yorkshire në 2019, por dha dorëheqjen muajin e kaluar pas dënimit të tij. Zgjedhjet e pjesshme për zëvendësimin e tij janë planifikuar të zhvillohen në këtë zonë më 23 qershor.
Dënimi i tij është skandali i fundit që ka goditur Partinë Konservatore të kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson.
Në fillim të këtij muaji, një deputet i paidentifikuar nga partia në pushtet u arrestua gjithashtu nën dyshimin për përdhunim dhe u lirua me kusht./FolDrejt/