Dy nxënës të një shkolle teknike në Trstenik në Serbi, njëri 18 e tjetri 17 vjeç, janë përjashtuar nga shkolla pasi kanë ushtruar dhunë fizike, mendore dhe digjitale ndaj një profesoreshe, shkruan Fol Drejt.
Incidenti, sipas mediave nga Beogradi, ka ndodhur më 9 nëntor.
Drejtori i Shkollës Teknike në Trstenik, Milan Glidzhiq ka thënë që:
“Për shkak të dhunës që ka ndodhur në Shkollën Teknike në Trstenik, ku është ushtruar dhunë fizike, mendore dhe digjitale ndaj një profesoreshe – kolege e jona, dy nxënës janë përjashtuar nga shkolla.”
Viktima, profesoresha Marija Stevanoviq, ishte rrëzuar në klasë pasi njëri nga nxënësit ia kishte tërhequr karrigen, ndërsa akti është incizuar me celular dhe më pas është shpërndarë në rrjetet sociale.
Po atë mbrëmje, profesori u ankua te mjekët dhe tregoi se çfarë kishte ndodhur.
Kanë qenë mjekët kujdestarë ata që kanë lajmëruar të parët policinë./FolDrjet/