Prej dy apo tre ditësh shoferëve që u ka rënë rruga nga autostrada Tiranë-Durrës mund të kenë ngelur në trafik. Kjo ka ndodhur si pasojë e zëvendësimit të barrierave prej betoni, në mes të dy senseve të autostradës, me barriera metalike.
Momentalisht nuk po punohet në të gjithë rrugën, por vetëm në dy pika, sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH).
Njoftimi i plotë i ARRSH-së:
Në segmentin rrugor Tiranë-Durrës, tek CityPark dhe Ford për referencë, në kuadër të punimeve të emergjencës të miratuara për këtë segment rrugor, sot po punohet për zevendësimin e new jersave me guardrela në këto dy pika të saj.
Punimet do të realizohen brenda 2 ditëve dhe trafiku në drejtimin Durrës-Tiranë në këto segmente do të orientohet me një kalim. Ndërkohë, janë marrë masat për devijimin e trafikut me sinjalistikën e nevojshme me qëllim orientimin sa më të qartë të qytetarëve.