Sipas CNN, dërgesat e para të ndihmës ushtarake prej 800 milionë dollarësh që presidenti amerikan Joe Biden i miratoi ditë më parë për Ukrainën, kanë mbërritur në vend.
Presidenti Joe Biden paralajmëroi paketën e re javën e kaluar, pas kërkesës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. SHBA-ja do të vazhdojë të dërgojë pjesën tjetër të mjeteve ushtarake sa më shpejt që të jetë e mundur, tha një zyrtar për CNN, duke pasur parasysh se paketa përfshin 800 sisteme anti-ajrore Stinger dhe 100 dronë, transmeton Fol Drejt.
Këto dërgesa, ku përfshihen sisteme anti-ajrore Stinger dhe raketa Javelin, për të cilat foli presidenti Biden më 12 mars, po shihen si kruciale për luftën e Ukrainës kundër agresionit rus.
Sipas raportimeve të fundit nga zonat e luftës, situata atje vijon të jetë dramatike, me palën ukrainase e cila duket të jetë e vendosur për të rezistuar./FolDrejt/