Gjarpri më helmues në Evropë i cili njihet me emrin Vipera amodytes apo shqip Nepërka helmuese, gjendet në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur fotografi i njohur kosovar, Arian Mavriqi.
Ai në një postim në profilin e tij në rrjetin social Facebook shkruan se duke e ditur se kanë filluar ditët e nxehta, paraqitja e gjarprit është më e shpeshtë.
Ai ka kërkuar kujdes nga qytetarët pasi që ky lloj gjarpri kamuflimin e ka përfekt./FolDrejt/