39 vjeçari shqiptar Jeudevnik Selim Ahmati është shpallur në kërkim nga policia angleze, raporton Fol Drejt.
Ai po kërkohet nën dyshimin e kryerjes së një sulmi të rëndë ndaj një 30 vjeçari, të cilin e ka kryer në zonën Pier Road, Erith.
Në përshkrim thuhet se Jeudevnik Selim Ahmati ka trup mesatar dhe theks europianolindor. Besohet që frekuenton rregullisht bastoret dhe ka lidhje me zonat Bexley, Orpington dhe Greenwich.
“Nëse shihet Selim-Ahmati nuk duhet t’i afroheni, përkundrazi duhet të telefononi menjëherë 999. Kushdo që ka ndonjë informacion i kërkohet të telefonojë policinë në numrin 101 ose të kontaktojë përmes Twitter-it ” – thuhet në thirrjen për bashkëpunim të policisë angleze.
Pas kësaj thirrjeje për bashkëpunim, reputacioni prej njeriu të rrezikshëm i Ahmatit, ka pushtuar mediat ndërkombëtare./FolDrejt/