Një i ri 15-vjeçar nga Florida vdiq të dielën herët pasi ai dhe dy shokët e tij adoleshentë, vodhën një Maserati të argjendtë për një vozitje të çmendur me shpejtësi të lartë, shkruan Fol Drejt.
Vetura e vjedhur, thanë autoritetet, u përplas për një tabelë reklamash, e më pas u rrokullis, duke e lënë të vdekur në vend 15 vjeçarin.
Bashkudhëtarët e tjerë adoleshentët, u lënduan rëndë, me këtë rast, shkruan New York Post.
Tre miqtë vodhën makinën luksoze rreth orës 3 e 30, tha Sherifi i Qarkut Pinellas Bob Gualtieri gjatë një konference për shtyp.
Mario Bonilla vdiq në vendngjarje, ndërsa Malachi Daniels, 16 vjeç, u shtrua në spital në gjendje kritike tha policia. Shoferi, Keondrick Lang, 15 vjeç, ishte gjithashtu në gjendje kritike, por pritej të dilte.
“Kjo është ajo që ndodh kur je një shofer i papërvojë dhe në orën 3:30 të mëngjesit vozitë veturë me 80 milje në orë, duke e humbur kontrollin,” tha Gualtieri. “Dhe për fat të keq njëri ka humbur jetën, tjetri duket se do të humbasë jetën dhe tjetri ka disa lëndime mjaft të rënda.”
Asnjë nga adoleshentët nuk kishte patentë shoferi, shtoi ai. Prindërit, ndërkohë, ishin të shokuar nga lajmi i papritur, ndërsa njëri prej tyre tha se duhej të ishte mesnatë, kur ata u përvodhën nga shtëpitë, ndërsa të tjerët po flinin./FolDrejt/