Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Fehmi Hoti, i shoqëruar nga drejtori departamentit të hetimeve z.Arben Paçarizi dhe z.Besnik Sallahu drejtor i drejtorisë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zbatim të ligjit (ILECU), po marrin pjesë në konferencën vjetore të shefave të policive, e cila organizohet nga Europol dhe presidenca Çeke e BE-së. Konventa e shefave të policive dy ditore (4-5 tetor 2022), po mbahet në selinë e Europol-it në Hagë, transmeton Fol Drejt.
Gjatë rrjedhës së kësaj konvente ud/drejtori i përgjithshëm i PK-së z. Hoti, ka zhvilluar edhe disa takime bilaterale mjaft të rëndësishme si me, zëvendës drejtorin ekzekutiv për operacione të Europol-it z.Jean -Philippe Lecouffe, me zëvendës drejtorin e Policisë Shqiptare z Tonin Vocaj, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Maqedonisë së Veriut z.Sasho Tasevski, drejtorin e Policisë së Kroacisë z.Nikola Milina dhe zëvendës drejtorin e përgjithshëm të BKA z.Michael Kretchner.
Gjatë këtyre takimeve u diskutuan tema mjaft të rëndësishme që ndërlidhen me fushën e sigurisë, bashkëpunimit policor në forma të ndryshme si dhe për mundësinë e shkëmbimit të eksperiencave dhe përvojave policore që mund të shërbejnë për zhvillimin profesional të organizatave policore./FolDrejt/