Maqedonia e Veriut/ Zëdhënësit e Qeverisë as e kanë konfirmuar e as përgënjeshtruar informacionin nëse në pjesën e mbyllur të seancës së djeshme është vendosur që prezantuesja televizive, Besmira Ejupi, të emërohet si Konsule e Përgjithshem në Njujork. Nuk ka patur as edhe përgjigje nëse ajo është e kualifikuar për këtë pozitë të lartë diplomatike.
DUSHKO ARSOVSKI – ZËDHËNËS I QEVERISË
“Në seancën e hapur qeveritare nuk kishte pikë për këtë zgjidhje kadrovike”
-Por, në pjesën e mbyllur?
“U përgjigja. Në seancën e hapur qeveritare nuk kishte pikë për këtë zgjidhje kadrovike”
Sipas Ligjit për Punë të Jashtme, për konsul të përgjithshëm mund të emërohet personi që është shtetas I RMV-së, të ketë të kryer arsim të lartë, të posedojë certifikatë ndërkombëtarisht të pranuar për njohjen e gjuhës angleze, të njohin gjuhë të dytë ndryshe nga anglishtja, njërin nga gjuhët zyrtare të OKB-së ose BE-së, të ketë titull të lartë diplomatic, në rastin kur kandidati për konsul të përgjithshëm është në përbërja e zyrtarëve diplomatiko-konsular, respektivisht të jetë personalitet I afirmuar në fushën e politikës së jashtme dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, të mos ketë dënime për ndalesë të kryerjes së profesionit dhe të ketë certifikatë përkatëse të sigurisë. /KlanM/