Një 35-vjeçar ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas përplasjes me armë zjarri këtë pasdite në Tiranë.
Përplasja e armatosur raportohet të ketë ndodhur rreth orës 16:10, në zonën e “Don Boskos”, konkretisht në ambientet e një lokali në kompleksin “Fiori di Bosco”.
Dyshohet se autori ka qëlluar jashtë lokalit drejt një tavoline ku po konsumonin kafe pesë të rinj. Një prej tyre, i identifikuar si Erion Çela, ka mbetur i vdekur në vend.
Të plagosurit janë 19-vjeçari Azbi Selimaj, i dëmtuar në shpatull, vëllai i viktimës, 28-vjeçari Blerim Çela, i plagosur në këmbë dhe fytyrë, 41-vjeçari Edmond Crroj dhe 46-vjeçari Arben Dani.



