Gjermani/ Mediat gjermane kanë raportuar për një aksident të rëndë, ndërsa është thënë se ka edhe viktima, shkruan Fol Drejt.
Sipas raportimeve nga ky aksident kanë humbur jetën të tre persona që ndodheshin në veturë, si rrjedhojë e goditjes nga treni në veri të Gjermanisë.
Policia tha se një tren rajonal goditi një veturë pranë Neustadt am Ribenberge, afër Hanoverit.
Në aksident ka humbur jetën drejtuesi i veturës 22-vjeçare së bashku me dy gra që ndodheshin në automjet, 21 dhe 22 vjeç.
Në tren ndodheshin 38 pasagjerë dhe katër punëtorë hekurudhor dhe një person u plagos lehtë.