Në qendër të Brukselit, para pak orësh, është raportuar për një incident të rëndë, ku për rrjedhojë kanë mbetur të plagosur 6 persona, shkruan Fol Drejt.
Sipas Reuters, ngjarja ndodhi pak para orës 13:00, ndërsa shoferi që e shkaktoi aksidentin, ndërsa policia është në ndjekje të tij.
Sipas autoriteteve, ende nuk është bërë e qartë nëse ishte një aksident apo një sulm, megjithëse dëshmitarët thanë për mediat belge se furgoni hyri nga Rue Saint-Michel, që të çon në një zonë të frekuentuar tregtare.
Deri më tani, nuk ka të reja të tjera rreth ngjarjes, ndërsa atë po e hetojnë autoritetet./FolDrejt/