Një 50 vjeçar egjiptian, me nënshtetësi amerikane, i dëmtoi disa skulptura brenda Muzeut të Vatikanit, ndërsa për këtë reagoi Policia e Romës, transmeton Fol Drejt.
Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për dy buste antike të vendosura në dy rafte brenda Galerisë Chiaramonti.
Turisti është dërguar në stacionin më të afërt të policisë, për t’u marrë në pyetje. Dy bustet u dërguan në laboratorët e Vatikanit për t’iu nënshtruar restaurimit.
Turisti, sipas raportimeve, dukej dukshëm i shqetësuar, ndërsa thoshte se donte të fliste me Papën. Pasi u përpoq të arratisej, ai u bllokua nga xhandarmëria e Vatikanit, ndërsa Inspektorati i Vatikanit ndërhyri më vonë./FolDrejt/