Me rastin e 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në sheshet kryesore në Prishtinë kanë parakaluar policia e Kosovës dhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), shkruan Fol Drejt.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin krerët më të lartë të shtetit.
Me qindra qytetarë dolën në sheshet e kryeqytetit për të shënuar 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës si dhe për të parë nga afër parakalimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) si dhe Policisë së Kosovës.
Me duartrokitje të qytetarëve dhe nën tingujt e orkestrës së FSK-së, trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) si dhe Policisë së Kosovës parakualuan me të gjitha njësitet e saj./FolDrejt/