Një nënë i ka lënë vetëm dy fëmijët e saj të vegjël për të shijuar një fundjavë me të dashurin e saj.
Kerry Lyn Caviasca dyshohet se i la fëmijët nën moshën 12 vjeçare, për dy ditë gjatë muajit nëntor, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.
Caviasca, një mësuese nga Connecticut, akuzohet se i ka lënë fëmijët të mbijetojnë me ëmbëlsirat dhe dërgesat në Uber ndërsa ajo shkoi me pushime në Florida dhe festonte me të dashurin e saj, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga NBC Connecticut.
Ish-burri i Caviasca-s raportoi policinë në dhjetor.
Ai pretendoi se të dy fëmijët munguan në shkollë të hënën, më 22 nëntor dhe ai nuk ishte në gjendje të kontaktonte me ta gjatë fundjavës.
Dokumentet e gjykatës pretendojnë se ai i tha policisë se dërgoi babanë e tij në shtëpi për t’i kontrolluar ata, por ai nuk ishte në gjendje të arrinte fëmijët.
Kur babai i shqetësuar më vonë i pyeti fëmijët nëse kishin mbetur vetëm në shtëpi, ata i thanë jo, raporton Neë York Post. Por pasi kaloi përmes mesazheve në një telefon që kishte sjellë për një nga fëmijët, ai raportohet se pa një numër mesazhesh midis Caviasca dhe fëmijëve gjatë fundjavës në fjalë.
Disa nga mesazhet thuhet se tregojnë fëmijët që pyesin nënën e tyre se çfarë duhet të hanë për darkë, ndërsa ajo supozohet se është përgjigjur; “Hani karamele dhe çka do tjetër”.
Policia mbërriti në shtëpinë e Caviasca-s pas raportimeve fillestare, por ajo fillimisht pretendoi se vëllai i saj ishte duke u kujdesur për fëmijët – përpara se përfundimisht të pranonte se ata kishin mbetur vetëm.