Imami me origjinë shqiptare Tahir Kukaj, i është drejtuar Senatit të Shtetit të New York-ut, me ftesën e disa prej senatorëve, shkruan Fol Drejt.
Fol Drejt mëson se një ndër arsyet se pse Kukajt i është bërë kjo ftesë, ka të bëjë me arritjen e marrëveshjes për buxhetin e ri të shtetit.
“Kjo është hera e parë që një imam i drejtohet senatit në New York”, ka konfirmuar Kukaj për Fol Drejt, duke shtuar se, ndryshe nga Senati, Asamblesë së New Yorkut, ka pasur rastin t’i drejtohet disa herë.
Përndryshe z. Tahir Kukaj veç shërbimin që e ofron për komunitetin musliman në New York, ai është edhe polic, përkatësisht kapedan i Departamentit të Policisë në NW. Ai është shpërblyer shumë herë për kontributin e tij të dhënë për komunitetin.
Për më shumë, shihni fotot: