Sipas BBC-së, autobusi po i transportonte disa persona të infektuar me Covid-19, drejt një qendre në Kinë, për trajtimin e tyre, shkruan Fol Drejt.
Si rrjedhojë, 27 persona kanë humbur jetën.
Ai u përmbys në një autostradë, në provincën jugperëndimore të Guizhou. Të paktën 20 persona të tjerë mbetën të plagosur.
Vetëm 2 persona raportohen të vdekur nga Covid në provincën e Guizhou, qëkur nisi pandemia, gati 3 vjet më parë. Aksidenti shkaktoi zemëratë nga ata kritikojnë politikat e Pekinit për “Zero Covid”, që parashikon testime masive dhe gjurmim të virusit.
Shkaqet e aksidentit që ka ndodhur nuk dihen ende. Vajza e një prej viktimave, në një postim në rrjetet sociale tha se nuk mund ta pranonte vdekjen e nënës së saj.
“Nëna ime qëndroi në shtëpi për gjysmë muaji. Nuk shkoi në asnjë vend përveçse për të bërë testet PCR… por papritur mori karantinë dhe vdiq”.
Mediat ndërkombëtare e kanë cilësuar rastin si fatkeqësi./FolDrejt/