Sipas mediave ndërkombëtare, dy avionë të vegjël u përplasën të enjten mbi një aeroport në Kaliforni, ShBA, me ç’rast është raportuar edhe për tri viktima, shkruan Fol Drejt.
Administrata Federale e Aviacionit të ShBA-ve (FAA), tha se dy persona ishin në bordin e një Cessna 340 dhe një i tretë në një Cessna 152.
Ata “u përfshinë në një përplasje pasi pilotët e tyre ishin në afrimin përfundimtar të aeroportit komunal Watsonville”, një strukturë e vogël rreth 120 kilometra në jug të San Franciskos.
Aksidenti do të hetohet nga Bordi Federal i Sigurisë së Transportit të SHBA-së (NTSB). /FolDrejt/