Sipas Al Jazeera-s numri i të vdekurve në aksidentin hekurudhor në Indi ka kaluar 230, dhe rreth 900 të plagosur, transmeton Fol Drejt.
Qindra të vdekur janë raportuar si pasojë e përplasjes së dy trenave pasagjerësh, të cilët dolën nga binarët dhe e goditën një tjetër tren mallrash.
Aksidenti të premten në distriktin Balasore të shtetit Odisha është incidenti më vdekjeprurës hekurudhor i Indisë në më shumë se një dekadë, i cili la qindra të vdekur dhe 900 njerëz të plagosur, tha të shtunën Pradeep Jena, nëpunësi më i lartë civil i shtetit./FolDrejt/