Bashkëpunimi i ngushtë i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), me ushtrinë amerikane, nuk janë risi. Ky bashkëpunim zhvillohet në shumë nivele, por sidomos në ngritjen profesionale të pjesëtarëve të FSK-së.
“Një nder objektivat e Forcës së Sigurisë së Kosovës është shkollimi dhe trajnimi i pjesëtarëve të saj, me qëllim të mbajtjes së nivelit të gatishmërisë si dhe avancimit dhe ngritjes profesionale në të gjitha fushat” – thuhet në një njoftim të FSK-së, ku në vijim bëhet e ditur se pjesëtarët e kësaj force, së fundi, janë trajnuar nga një ekip instruktorësh ushtarakë amerikanë, transmeton Fol Drejt.
“Në vazhdën e trajnimeve këtë herë ekipi i instruktoreve Amerikan mundësoi realizimin e trajnimit “Reaguesi i Parë në Fushëbetejë” ku pjesëmarrës ishin një toge e Kompanisë 2A të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë.
Gjatë realizimit të këtij trajnimi pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës përveç që përfituan ne aspektin e njohurive dhe eksperiencave te reja sa i përket reaguesve te pare ne fushëbeteje ata përfituan edhe eksperienca sa i përket ndërveprueshmërisë me partneret” – thuhet në njoftim.
Për më shumë, shihni njoftimin e plotë:
Pjesëtarët e FSK-së trajnohen si të reagojnë në Fushëbetejë
Një nder objektivat e Forcës së Sigurisë së Kosovës është shkollimi dhe trajnimi i pjesëtarëve të saj, me qëllim të mbajtjes së nivelit të gatishmërisë si dhe avancimit dhe ngritjes profesionale në të gjitha fushat.
Në vazhdën e trajnimeve këtë herë ekipi i instruktoreve Amerikan mundësoi realizimin e trajnimit “Reaguesi i Parë në Fushëbetejë” ku pjesëmarrës ishin një toge e Kompanisë 2A të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë.
Gjatë realizimit të këtij trajnimi pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës përveç që përfituan ne aspektin e njohurive dhe eksperiencave te reja sa i përket reaguesve te pare ne fushëbeteje ata përfituan edhe eksperienca sa i përket ndërveprueshmërisë me partneret.
Në ambientet e kazermës “Ushtarët e NATO-s” në Istog u organizua ceremonia e certifikimit për të gjithë pjesëtarët që arritën ta përfundojnë me sukses trajnimin.