Sipas forcave policore kundër terrorizmit të Mbretërisë së Bashkuar, është nisur një gjueti për një ushtar britanik në pritje të gjyqit me akuza të lidhura me “terrorizmin”, i cili u arratis nga një burg në Londrën jugperëndimore, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Daniel Abed Khalife, i cili akuzohet për vendosjen e bombave të rreme në një bazë ushtarake dhe për shkeljen e Aktit të Sekreteve Zyrtare të Britanisë, u zhduk nga burgu Wandsworth të mërkurën në mëngjes, tha policia.
Khalife, 21 vjeç, ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij. Ai u lirua nga ushtria në maj, tha Ministria e Mbrojtjes.
“Ne kemi një ekip oficerësh që po bëjnë hetime të gjera dhe urgjente për të gjetur dhe ndaluar Khalife sa më shpejt të jetë e mundur,” tha komandanti Dominic Murphy, kreu i Komandës Kundër Terrorizmit të Policisë Metropolitane./FolDrejt/