Nëpërmjet platformës Ndreqe.com qytetarë nga Podujeva dhe Fushë Kosova, kanë ngrehur shqetësimin për grumbullin e madh të mbeturinave që po e kontaminojnë ambientin, shkruan Fol Drejt.
“Në platformën ndreqe.com është raportuar për ndotjen e ambientit në liqenin e Orllanit në Komunën e Podujevës…
Vazhdoni të raportoni shkeljet mjedisore, në mënyrë që ta ruajmë dhe të ndalojmë degradimin e mjedisit” – thuhet për rastin e Podujevës, duke na bërë me dije se bëhet fjalë për ambientet afër Liqenit të Batllavës në Orllan.
Po ashtu edhe për rastin e Fushë Kosovës thuhet se nëpërmjet kësaj platforme “është raportuar për hedhje të mbeturinave në Komunën e Fushë Kosovës.”
Ideja e këtyre raportimeve është të ndikojë sadopak në përmirësimin e shërbimeve komunale./FolDrejt/