Tahir Kukaj, i cili shërben si polic në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), ka ngritur flamurin e Kosovës, me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Kukaj iu është falënderuar një zyrtari të shtetit, i cili, sipas tij, e ka ndihmuar komunitetin shqiptar për një aktivitet me rastin e ditës së pavarësisë, transmeton Fol Drejt.
“Faleminderit vëlla Ibrahim Kurtulus për mbështetjen dhe kontributin tuaj për Komunitetin tonë Shqiptar në New York City, në ngritjen e Flamurit të Kosovës për herë të parë në qendër të Manhatanit!” – ka shkruar Kujaj në llogarinë e tij në Facebook.
Komuniteti i shqiptarëve atje, përkatësisht diaspora shqiptare në ShBA, sikundër e dimë, është shumë e lidhur me Kosovën. Kontributi i tyre në shumë forma, e ka ndihmuar mjaft vendin për t’u ringritur e zhvilluar në shumë drejtime.
Akti i ngritjes së flamurit, ndonëse simbolik, tregon shumë për ndjenjat që komuniteti shqiptar i kultivon për Kosovën dhe shqiptarinë në përgjithësi. /FolDrejt/