Numri i madh i aksidenteve gjatë ditëve të fundit ka kushtëzuar që policia të apelojë për kujdes të shtuar të shoferëve në trafikun rrugor.
Këtë ajo e ka treguar përmes një kumtese për media, ku edhe ka bashkangjitur disa foto të aksidenteve të fundit, ku bien në sy makina të shkatërruara si pasojë e këtyre aksidenteve fatale, transmeton Fol Drejt.
“Duke pasur parasysh se jemi në sezonin veror, me ç’rast është shtuar fluksi i automjeteve, ardhja e bashkatdhetarëve ku ditëve të fundit vërehet edhe rritje e numrit të aksidenteve përfshirë aksidentet me lëndime dhe me fatalitet, Policia e Kosovës ka shtuar aktivitetet e saj me prezencë të shtuar policore përmes pikave të kontrollit të automjeteve dhe patrullimit në lëvizje, me qëllim të ofrimit të sigurisë në trafikun rrugor, parandalimin e aksidenteve e kundërvajtjeve si dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës”.
“Mosrespektimi i rregullave të trafikut, vozitja e pa kujdesshme, tejkalimi i shpejtësisë, mospërshtatja e ngasjes me kushtet e rrugës, tejkalimi në vendet e ndaluara dhe kundërvajtjet tjera janë disa nga shkaktarë e aksidenteve me pasoja fatale e dëme materiale, ku disa prej dëmeve materiale ju paraqesim në fotot e bashkangjitura”, thuhet në njoftimin e policisë./FolDrejt/