Një person ka përfunduar në pranga të policisë nën dyshimet për fajde dhe kanosje.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, ku siç njofton policia, rreth orës 18:00, është raportuar për një rast kanosjeje në stacionin policor jugu të kryeqytetit.
“Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operativo-hetimore që kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit;
A.O, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili mbrëmë rreth orës 22:00, është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje.
Personit të dyshuar policia i ka sekuestruar:
– një armë zjarri TT,
– një karikator,
– një thikë si dhe
– shtatë fishekë.
Hetuesit policorë në koordinim me institucionet, përkatëse kanë kryer edhe procedurat rreth tri urdhëresave të gjykatës, që i dyshuari i ka për vepra të tjera”, thuhet në njoftimin e policisë./FolDrejt/