Një person është arrestuar nga policia për shkak të posedimit të paautorizuar të armëve.
Siç njofton policia, i dyshuari Z. M., i lindur në vitin 1987, shtetas i Republikës së Kosovës, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet me dije tutje, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, është kryer kontroll në vendbanimin e tij në fshatin Dejnë-Rahovec.
Gjatë kontrollit në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar: një pushkë gjysmë automatike, një pushkë automatike, një mitraloz si dhe 130 copë fishekë të llojeve të ndryshme dhe 26 gëzhoja.
Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./FolDrejt/