Sot, njësia e task forcës kufitare ka pranuar një informatë nga njësia e
inteligjencës dhe analizës së riskut DRK Lindje, se në një depo, garazhë dhe në një shtëpi
private në Ferizaj, dyshohet se gjenden mallra të kontrabanduara.
Njësia e Task Forcës policore ka bërë lokalizimin e shtëpisë, garazhës dhe depos ku
dyshohej për mallra të kontrabanduara, përfshirë mallra me marka të mbrojtura siç janë
“Nike, Adidas, Puma” dhe të tjera, transmeton Fol Drejt.
Me urdhër verbal të organeve të drejtësisë pas lokalizimit janë kryer bastisjet të cilat kanë
rezultuar me gjetjen e disa mallrave komerciale të dyshuara për kontrabandim, të cilat janë
duke u trajtuar sipas procedurave të parapara ligjore.
Nga Policia e Kosovës sipas detyrës zyrtare në vend të ngjarjes janë ftuar edhe njësitet
relevante nga Dogana e Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), për të
vazhduar me procedurat e mëtejme, lidhur me sasinë dhe konfiskimin e mallrave të dyshuar
të kontrabanduara.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me organet e drejtësisë, Doganën e Kosovës dhe ATK-
në do të vazhdoj në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës./FolDrejt/