Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e një personi.
“Shqiprim (Tomë) Dedaj i lindur me 28.11.1984, banues në rrugën “Pashko Vasa” në Gjakovë i cili kërkohej për veprën penale “Vjedhje e rëndë””, njoftoi policia në kërkesën për bashkëpunim.
“Sektori Rajonal për Hetime, falë bashkëpunimit me qytetarë dhe media, pas publikimit të fotografisë së personit të kërkuar, ka arritur që për një kohë të shkurtë të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe të bëjë arrestimin e tij. Në momentin e arrestimit, në posedim të tij janë gjetur dhe janë sekuestruat një shumë parash të cilat dyshohet se ai i kishte përvetësuar në kohën e kryerjes së veprës penale, për të cilën ishte lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, falënderon të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar me Policinë e Kosovës, bashkëpunim ky i cili po ndikon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike”, thuhet tutje në njoftimin e policisë./FolDrejt/