Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët e Kosovës për identifikimin dhe arrestimin e një personi, transmeton Fol Drejt.
Ky person është i dyshuar për përfshirje në veprën penale të zjarrvënies.
“Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat
Personi në foton e bashkangjitur është i dyshuar për përfshirje në veprën penale ,,Zjarrvënje’’ i ndodhur në qytetin e Gjilanit dhe i njëjti deri më tani nuk është arritur të identifikohet.
Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetit apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.”, thuhet në njoftimin e policisë./FolDrejt/