Policia është vënë në kërkim të dy të dyshuarve lidhur me një raste vjedhjeje që kishte ndodhur në Prizren në mars të vitit 2022.
Siç njofton policia, me datë 03 mars, 2022 rreth orës 20:30 ishte raportuar një rast “Vjedhje e Rende” në një shtëpi në Rr.Hazir Tolaj ne Prizren, ku dyshohet se persona të dyshimtë kishin shfrytëzuar mosprezencën e familjarëve në shtëpi dhe kishin vjedhur kasafortën, ku kishte pasur stoli ari me vlerë prej njëzet mije euro (20.000), si dhe një armë zjarri.
Lidhur me këtë rast, sektori rajonal i hetimeve në Prizren ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar 2 fotografi nga kamerat e sigurisë, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e të dyshuarve.
Ndaj, policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët, që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor./FolDrejt/