Policia e Kosovës (PK), nëpërmjet një thirrje publike, i ka ftuar qytetarët që ta ndihmojnë në gjurmimin dhe kapjen e një të dyshuari, transmeton Fol Drejt.
Fjala është për Anton Bajramaj, mbi supet e të cilit rëndojnë dy vepra penale: Shpërdorimi i pasurisë së huaj, dhe Mashtrim.
“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë dhe dega në Klinë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”, thuhet në njoftim.
Personi i kërkuar është:
- ANTON (Fazli) BAJRAMAJ i lindur me 24.03.1990 në Vitomiricë- Pejë.
I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:
- “Shpërdorim i pasurisë së huaj”
- “ Mashtrim”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected] /FolDrejt/