Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri në komunën e Vushtrrisë.
Siç bën me dije policia, konfiskimi i armës është bërë në kohën kur njësia policore po realizonte një pikë kontrolli me ç’ rast gjatë kontrollit të detajuar në posedim te personi i dyshuar është gjetur dhe është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me të cilën dyshohet se me datën 24 shkurt 2023, i dyshuari kishte shtënë me armë.
“Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari B. I., i moshës 23 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ,,mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe ”përdorim i armës”.”, thuhet në njoftimin e policisë./FolDrejt/