Pesë armë të zjarrit janë konfiskuar nga policia në Prishtinë.
Dy armë janë të llojit pistoletë “Zoraki”, dy të llojit “Sig Sauer”, një e llojit “CZ” 9 mm dhe një “CZ” e kalobrit 7.65 mm.
Po ashtu janë konfiskuar edhe 19 copë fishekë.
“Ndaj të dyshuarve për secilin rast ndaras, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtit janë proceduar më tej”- njofton policia përcjell Klankosova.tv