Policia e Kosovës, njësia policore Task Forca nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare (DRPK) Lindje, në
zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar
kontrollet taktike dhe operacioneve në teren.
Me datën 20.10.2022 rreth orës 15:00 është pranuar informatë se nga fshati Tanushe-Republika e
Maqedonisë Veri është duke levizur një kombi i bardhë, pa targa, i dyshuar me mallrat të kontrabanduara
dhe dyshohej se mallrat do ti sjellë në drejtim të Vitisë .
Njësitet e Task Forcës operative të (DRPK) Lindje pas pranimit të kësaj informate kanë ndërmarr masa të
nevojshme operativo-taktike duke bërë kontrolle në rrugët e brezit kufitar dhe rrugët dytësorë të fshatrave të
Vitisë.
Njësitet e angazhuara policore, ndërkohë kanë pranuar informata tjera relevante se kombi i dyshuar i cili
kishte sjell mallrat nga Maqedonia veriore i kishte shkarkuar ato diku në fshatin Drobesh –Viti, perderisa
mallrat e shkarkuara nga kombi janë ngarkuar në mjetin tjeter transportues WV Caddy ngjyrë e kuqe me
targa vendore dhe i njëjti është në drejtim të rruges Viti – Gerlicë.
Gjatë një veprimi taktik Policia e Kosovës ka arritur që në fshatin Sodovinë, komuna e Vitisë ta ndaloj
automjetin e lartcekur qe drejtohej nga i dyshuari me inicialet B.K mashkull kosovar nga Ferizaj.
Gjate kontrollit në automjetin e ndaluar kishte pasur të ngarkuar vajra motorike (70) pako me nga (10) litra;
në total (700) litra të cilat ishin të kontrabanduara nga Republika e Maqedonisë Veriore në Republikën e
Kosovës.
Rasti është duke u trajtuar nga autoritetet për procedura të mëtejme ligjore./FolDrejt/