Policia e Kosovës, drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me qëllim të lokalizimit të një personi, të dyshuar për veprën penale të vjedhjes, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, duke publikuar një fotografi të tij dhe të dhëna personale.
Siç njofton policia, i dyshuari është Shqiprim (Tomë) Dedaj i lindur me 28.11.1984 banues në rrugën “Pashko Vasa” në Gjakovë.
“Lidhur me rastin “Vjedhje e rëndë” pranë Sektorit Rajonal të Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë-Gjakovë janë duke u zhvilluar hetime intensive ku gjatë veprimeve hetimore është identifikuar i dyshuari i lartcekur.
Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Sektorit Rajonal për Hetime dhe njësiteve tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë-Gjakovë.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacionin më të afërt policor.”, thuhet më tej në njoftimin e policisë së Kosovës./FolDrejt/