Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka marr pjesë në pritjen mbretërore, për të nderuar, siç ka thënë ajo, “trashëgiminë e Mbretëreshës Elizabeth II”, shkruan Fol Drejt.
Në llogarinë e saj në Twitter presidentja ka publikuar foto që përshkruajnë momente të ndryshme nga kjo pritje, ndërsa ka shkruar:
Përkrah Familjes Mbretërore dhe udhëheqësve të tjerë botërorë, ne morëm pjesë në pritjen e Mbretit të HM në Pallatin Buckingham për të nderuar trashëgiminë e Mbretëreshës Elizabeth II të HM.
Mbretëresha do të mbahet mend si një simbol i forcës dhe tolerancës dhe për angazhimin e saj të palëkundur ndaj shërbimit publik.”
Për më shumë, shihni fotot:
Alongside the @RoyalFamily and other world leaders, we attended HM The King’s Reception at Buckingham Palace to honour the legacy of HM Queen Elizabeth II.
The Queen will be remembered as a symbol of strength & resilience, and for her unwavering commitment to public service. pic.twitter.com/VIROSO0KOl— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 19, 2022