Mediat serbe raportojnë se para Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd janë shfaqur postera kundër tre pedagogëve, ndërsa fotografitë e tyre shoqërohen me etiketën “tradhtar”, shkruan Fol Drejt.
Më saktësisht, në posterat e fakultetit shfaqen personazhet e Stefan Surliq, asistent profesor i FShP-së, profesor i asociuar Marko Vekoviq dhe asistente profesoresha Jelena Lonçar.
Po ashtu, pranë fotografive të tyre shihet edhe emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Sipas Danas, në departamentin e këtij fakulteti ka qenë e planifikuar një mbledhje e përbashkët ndërmjet profesorëve të Fakultetit të Shkencave Politike të Beogradit dhe Fakultetit Filozofik nga Prishtina, e cila ishte caktuar për më 16 mars, por e cila është anuluar pa ndonjë shpjegim.
“Njoftojmë opinionin se takimi i profesorëve të Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit të Beogradit dhe Fakultetit Filozofik nga Prishtina, i paralajmëruar për 16 mars 2023, nuk do të mbahet në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Beogradit” – thuhet në komunikatën e publikuar në llogarinë zyrtare të këtij fakulteti në Twitter.
SAOPŠTENJE ZA JAVNOST
Obaveštavamo javnost da se skup profesora Fakulteta političkih nauka Univerziteta u Beogradu i Filozofskog fakulteta iz Prištine, najavljen za 16. mart 2023. godine, neće održati na Fakultetu političkih nauka Univerziteta u Beogradu.
— FPN Beograd (@FPN_Beograd) March 15, 2023
Fol Drejt ka bërë përpjekje që të kuptoj më shumë rreth këtij takimi duke numrin e kontaktit të shfaqur në webin zyrtar të Fakultetit Filozofik në Prishtinë, por ka qenë e pamundur, meqë askush nuk i është përgjigjur telefonatës./FolDrejt/