Sipas The Guardian, shërbimet e sigurisë në Norvegji kanë arrestuar një pedagog universiteti, mbi të cilin rëndon akuza se po punonte për Rusinë si spiun, transmeton Fol Drejt.
Agjencia e Sigurisë së Brendshme të Oslos, PST, e arrestoi burrin në fjalë derisa ishte duke shkuar në punën e tij, pasi dyshuan se ai është një “kërcënim për interesat themelore kombëtare”.
I dyshuari, që thuhet se ishte rreth të 30-ve, mendohet se ishte një akademik brazilian, por zyrtarët thonë se ai është në të vërtetë rus.
Ambasada e Moskës në Oslo tha për mediat lokale se nuk ishte në dijeni të identitetit të personit.
Zyrtarët norvegjezë thanë se burri kishte punuar si studiues në Universitetin e Tromso në veri të vendit që nga viti 2021. Avokati i tij tha për mediat lokale se ai i mohon akuzat.
Hedvig Moe, Zëvendës-shef i PST-së, u tha gazetarëve se hetuesit ishin shqetësuar se njeriu “mund të ketë marrë një rrjet dhe informacion rreth politikës së Norvegjisë” në veri të vendit.
“Edhe nëse kjo, nuk është një kërcënim për sigurinë e mbretërisë, ne jemi të shqetësuar se mund të keqpërdoret nga Rusia” – tha Moe.
Sipas zyrtarëve, arrestimi i profesorit ishte moment i duhur për t’ia ndërprerë aktivitetet, edhe nëse nuk është në të vërtetë spiun./FolDrejt/