Wilhelm K., 76 vjeç, dhe gruaja e tij Jutta, ka çuar në gjyq fqinjin e tij, pasi thonë se gjeli këndon qindra herë në ditë sa që për ta është bërë shumë e padurueshme.
“Ne nuk mund të përdorim kopshtin dhe nuk mund të hapim asnjë dritare. Ai nuk fillon deri në orën 8 të mëngjesit sepse është i mbyllur gjatë natës, por më pas këndon 100 deri në 200 herë gjatë ditës. Është e padurueshme.”, tha Friedrich-Wilhelm për mediat gjermane.
“Fëmijët tanë u përpoqën, fqinjët tanë u përpoqën. Fqinji nuk heq dorë nga gjeli i tij dhe ne ose duhet të jetojmë me këtë, ose duhet të fitojmë në gjyq.”, shtoi më tej ai duke pretenduar gjithashtu se një fqinj u largua dy vite më parë për këtë arsye.