Ka nisur protesta e thirrur si shenjë indinjate ndaj vrasjes që tronditi mbrëmë shoqërinë kosovare, ku e vrarë mbeti një 35-vjeçare, bashkë me foshnjën e saj, nga plumbat që i shkrepi ish-bashkëshorti i saj.
“Dorëheqja nuk mjafton”, “Polici i keni duart me gjak”, “Hapësirat private e publike të pasigurta”, “Historinë e Kosovës po e shkruani me gjak të grave!”, janë disa prej shprehjeve që shihen në pankartat e protestuesve, e të cilët siç shihet në një fotografi të publikuar nga klankosova, kanë mbushur hapësirën pranë ndërtesës qeveritare, për të protestuar kundër rastit të mbrëmshëm.
Kujtojmë se një rast i tillë ndodhi edhe javën e kaluar, me ç’rast një mësimdhënëse 63-vjeçare u vra me sëpatë nga bashkëshorti i saj./FolDrejt/