Partia Social Demokrate (PSD), ka ndërmarr një aksion, si shenjë e kundërshtimit të marrëveshjes së Ohrit, shkruan Fol Drejt.
Më konkretisht, në hyrje të Prishtinës, aktivistët e PSD-së kanë vendosur një poster me fotografinë e Kryeministrit Albin Kurti, por kësaj radhe me hundë të rritur si të Pinokios së shkrimtarit italian Carlo Collodit, shkruan Fol Drejt.
Këtë poster e kanë vu në hyrje të Prishtinës, e ndërsa ka bërë thirrje që të protestohet më 25 mars në orën 14:00 kundër kësaj marrëveshje.
Në posterin e vendosur, kjo parti e ka paraqitur kryeministrin si “Pinokio”, personazh në përralla që është kukull druri, e të cilit sa herë që gënjen i rritet hunda.
“Protesto kundër marrëveshjes! Kundër mashtrimit!”, thuhet në poster.
Përndryshe më 18 mars, palët, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE), kanë arritur pajtim, në parim, për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit. /FolDrejt/