Imazhet e fundit u kapën për të testuar instrumentet e teleskopit, para se operacionet shkencore të fillonin zyrtarisht më 12 korrik.
Fotot e teleskopit Webb tregojnë planetin më të madh të sistemit diellor përmes valëve infra të kuqe.
Një pamje tregon breza të veçantë që rrethojnë planetin si dhe ‘Njollën e Madhe të Kuqe’, një stuhi mjaft e madhe për të gëlltitur Tokën. Pika ikonë duket e bardhë në këtë imazh për shkak të mënyrës se si u përpunua imazhi i Webb.
Imazhi tregon gjithashtu hënën e Jupiterit, ‘Europa’, në të majtë.
Përveç kësaj, hija e Europës mund të shihet në të majtë të ‘Njollës së Madhe të Kuqe’. Imazhet tregojnë gjithashtu hënat e tjera të Jupiterit – Thebe dhe Metis.
Këto imazhe janë prova që Webb mund të vëzhgojë satelitët dhe unazat pranë objekteve të ndritura të sistemiT diellor si Jupiteri, Saturni dhe Marsi./Metro/