Vrasësi i gruas shtatzënë Hamide Megashi, e cila ndodhi pasditen e të mërkurës në oborrin e QKUK-së, ka bërë sot vetëvrasje, shkruan Fol Drejt.
Policia e Kosovës, pas një pune intensive, kishte lokalizuar vendin ku ai strehohej dhe e kishte rrethuar.
Edhe pas negocimit për t’iu dorëzuar autoriteteve, ai nuk kishte pranuar të dorëzohej.
Sipas informatave që vijnë nga vendi i ngjarjes, i dyshuari Sokol Halili, ka bërë vetëvrasje.
Këto janë pamjet që vijnë nga vendi i ngjarjes: